Posts

Bimet me te mira mjekuese.

Image
Bimet me te mira mjeksore qe do hasim ndonjehere.

Xherrokulli

Image
                                                    X hërrokulli Helmimi prej saj ka simptoma të ngjashme me helmimin nga arseniku: dhimbje barku, të vjella, diarre, tension i lartë gjaku etj.. Të gjitha pjesët e bimës janë helmuese. Nuk ka antidotë. Përdoret dhe si bimë mjekësore.

Lulet e ujit

Image
                                                           Lulet e ujit Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo lule ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Ndonjëherë është e vështirë të dallohet dhe për këtë arsye qëndroni larg luleve të ngjashme në vende me ujë. Siptomat e helmimit mund të shkaktojnë depresion kardiak. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng nga kjo lule mund të vrasë edhe një lopë.                                           

Lule Belladonna

Image
                                                         Lule Belladonna       Ndodhet në Afrikën e Veriut, Europë, në Jugun e Rusisë, Azi dhe në pjesë të Amerikës së Veriut. Mund të shkaktojë humbjen e orientimit dhe në disa raste edhe vdekjen.                               

Lule Shen Gjergji

Image
                                                       LULE SHËN GJERGJI Lulëzon rreth Shën Gjergjit, ashtu që nga ky fakt e ka edhe emrin e atillë (në gjuhë sllave). Lulet i ka në formë kambane dhe të bardhë, kurse gjethet janë shumë të ngjashëm me gjethe të hudhrës së ariut, ashtu që kur grumbullohet hudhra e ariut duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ngase përmban alkaloidë glikozide helmuese, përdoret në mjekësinë zyrtare për mjekim të pengesave kardiake, për ç arsye në habitatet natyrore është e rrallë.                           

Lulja Dafine

Image
                                                                     DAFINË Emërtimi i kësaj bime rrjedh nga vlera e saj e përdorimit. Sipas tregimeve, hajdutët kanë përdorur lëkurën e saj për të lidhur këpucët – opingat. Lulëzon vetëm në pranverë, kurse rrethlulja është me ngjyrë të gjallë për ç arsye në disa vise e quajnë edhe “jargavan pylli”.