LULET HELMUESE QE JANE TE NDALUAR RREPTESISHT NE SHTEPI.⇦
Posts
Showing posts from May, 2019
Lulet e ujit
- Get link
- X
- Other Apps
Lulet e ujit Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo lule ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Ndonjëherë është e vështirë të dallohet dhe për këtë arsye qëndroni larg luleve të ngjashme në vende me ujë. Siptomat e helmimit mund të shkaktojnë depresion kardiak. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng nga kjo lule mund të vrasë edhe një lopë.
Lule Shen Gjergji
- Get link
- X
- Other Apps
LULE SHËN GJERGJI Lulëzon rreth Shën Gjergjit, ashtu që nga ky fakt e ka edhe emrin e atillë (në gjuhë sllave). Lulet i ka në formë kambane dhe të bardhë, kurse gjethet janë shumë të ngjashëm me gjethe të hudhrës së ariut, ashtu që kur grumbullohet hudhra e ariut duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ngase përmban alkaloidë glikozide helmuese, përdoret në mjekësinë zyrtare për mjekim të pengesave kardiake, për ç arsye në habitatet natyrore është e rrallë.
Shtara
- Get link
- X
- Other Apps
SHTARA Lloj mjaft i njohur në popull dhe mjaft i përhapur n[ bjeshkët tona. Bagëtia nuk e han, por njerëzit munden duke e përzier atë derisa i ka gjethet e imëta dhe të reja me gjethe të hudhrës së ariut, çka mund të shpjerë deri tek helmimi i cili manifestohet me kokëdhimbje, vjellje, temperaturë të lartë etj.
Helmarina
- Get link
- X
- Other Apps
HELMARINA Kjo bimë duket madhështore në vjeshtë kur i piqet fruti – kokrrizat. Pikërisht atëherë duhet të jemi të kujdesshëm me grumbullimin e frytave ushqimore të disa bimëve. Alkaloidi – Atropini që fitohet nga kjo bimë përdoret në okulistik për zgjerim të bebëzave të syrit, kurse tek popujt e lashtë e kanë shfrytëzuar femrat për dukje më të bukur të syrit.
- Get link
- X
- Other Apps
Hudhra Hudhra është një ndër ushqimet më të shëndetshme në planet. Ajo mund të përdoret për kurimin e shumë komplikimeve shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kolesterolit të lartë, sulmit në zemër, presionit të lartë dhe të ulët të gjakut si dhe rrjedhjen e reduktuar të gjakut. Përfitimet e mrekullueshme nga përbërsit natyral të hudhrës do të ju ndihmojnë për të shmangur krijimin e hormonit angiotensin II dhe pushimin e enëve të gjakut. Hudhra është e fuqishme dhe mund të shërojë trupin tuaj në vetëm 24 orë. Sipas ekspertëve, ju duhet vetëm të konsumoni gjashtë karafila hudhër të pjekur në ditë dhe t’i gëzoni përfitimet e pabesueshme shëndetësore.
- Get link
- X
- Other Apps
Kamomili Kamomili Eshtë bimë barishtore njëvjeçae që rritet në vende livadhe dhe fushe që bënë lule si të luledeles me erë të këndëshme; lulja e kësaj bime, e cila përdoret në mjekësi si qetësues i sistemit nervor, kundër sëmundjeve të lëkurës etj. Po ashtu nga kjo bimë bëhet pije e njohur me të njëjtin emër duke zier me ujë lulet e thara të kamomilit.
Xhenxhefili
- Get link
- X
- Other Apps
Bimet sheruese Përdorimi i bimëve me veti shëruese ka qenë dhe vazhdon të jetë burim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit. Shumë prej këtyre bimëve përdoren në forma të ndryshme, qofshin ato tradicionale apo industriale. Duke filluar nga rrënjët, kërcelli, gjethet dhe lulet, secila nga këto pjesë, tregojnë efektet e tyre karshi sëmundjeve qofshin ato bakteriale, qarkullim të gjakut, frymëmarrje, etj. Xhenxhefili Xhenxhefili ka një përdorim mjaft të gjerë në vendet e Azisë. Rrënjët e kësaj bime përmbajnë në veti lëndët ushqyese që mund të përdoren si antibakterial, antivirusal dhe antioksidant.