Menta është një bimë aromatike shëruese e cila ka një përdorim mjaft të gjerë. Ka me qindra varietete të ndryshme. Më së miri zhvillohet në ambiente dhe toka me lagështi.
LULE SHËN GJERGJI Lulëzon rreth Shën Gjergjit, ashtu që nga ky fakt e ka edhe emrin e atillë (në gjuhë sllave). Lulet i ka në formë kambane dhe të bardhë, kurse gjethet janë shumë të ngjashëm me gjethe të hudhrës së ariut, ashtu që kur grumbullohet hudhra e ariut duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ngase përmban alkaloidë glikozide helmuese, përdoret në mjekësinë zyrtare për mjekim të pengesave kardiake, për ç arsye në habitatet natyrore është e rrallë.
Lulet e ujit Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo lule ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Ndonjëherë është e vështirë të dallohet dhe për këtë arsye qëndroni larg luleve të ngjashme në vende me ujë. Siptomat e helmimit mund të shkaktojnë depresion kardiak. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng nga kjo lule mund të vrasë edhe një lopë.
Comments
Post a Comment